Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit PISA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka fajësuar komunat për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin PISA.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin PISA, duke drejtuar kritikat kryesisht ndaj komunave për gjendjen në arsimin parauniversitar.

Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com

Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, Haliti ka ngritur pyetjen se përse komunat nuk po përballen me kritika për rezultatet e Kosovës në PISA, ndërsa të gjithë nxitojnë të kërkojnë përgjegjësi vetëm në nivelin qendror.

"Si nuk pashë askënd duke i kritikuar komunat e Kosovës për rezultatin e dobët në PISA? Kur rezultatet janë të dobëta, të gjithë nxitojnë të kërkojnë përgjegjësi në nivelin qendror. Por, çuditërisht, shumë pak flitet për përgjegjësinë e komunave. Nga çerdhja, te shkolla fillore e deri te shkolla e mesme, arsimi parauniversitar është kryesisht kompetencë dhe përgjegjësi e komunave. Komunat kanë përgjegjësi për drejtoritë e arsimit, menaxhimin e shkollave, përzgjedhjen e drejtorëve dhe mësimdhënësve", ka shkruar ndër të tjera ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme