← Maqedoni
Live · Maqedoni · 21:57 · 16 Korrik 2026

Kush kërkon shkarkimin e ministrës Snezhana Paunoviq?

Kryeministri Macut përgjigjet për vazhdimin e mandatit të Paunoviqit nëse propozimi refuzohet, thotë deputeti Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se është dorëzuar kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq. Kamberi bëri të ditur se iniciativës së grupit parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik i janë bashkuar edhe 47 deputetë të tjerë të opozitës.
Kamberi theksoi se, nëse ky propozim refuzohet, atëherë kryeministri Macut do të mbajë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të Paunoviqit dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda qeverisë serbe.
Ai shtoi se iniciativa nuk është mbështetur nga partitë e pakicave kombëtare që janë pjesë e qeverisë.
Fatkeqësisht, iniciativën tonë nuk e kanë mbështetur partitë e pakicave kombëtare që janë pjesë e qeverisë, shkroi Kamberi.
Pra, shkarkimin e ministrës Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as partia boshnjake e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit.

— Burim: Tetova Sot, tetovasot.com

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën