Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Arrestohet shoferi me Rolls-Royce që lëvizte me 194 km/h në autostradë

Një 44-vjeçar nga Gostivari u ndalua nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në një segment ku shpejtësia e lejuar ishte 80 km/h.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVË — Një 44-vjeçar nga Gostivari është ndaluar nga forcat e rendit pasi u kap duke drejtuar një automjet luksoz të markës «Rolls-Royce» me targa të Tetovës me shpejtësi prej 194 kilometrash në orë. Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor 2026, rreth orës 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Arrestohet shoferi me Rolls-Royce që lëvizte me 194 km/h në autostradë
Foto: almakos.com
Video · Facebook ↗

Nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor, duke përdorur një automjet të posaçëm policor gjurmues, kanë regjistruar shkeljen e rregullave të qarkullimit. Shoferi me iniciale B.M. është privuar nga liria për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale «drejtim i pakujdesshëm i automjetit», e cila parashikohet në nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa ndaj tij do të iniciohet procedura përkatëse ligjore.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se do të vazhdojë kontrollet e shtuara të trafikut në të gjithë territorin e shtetit me qëllim sanksionimin e shoferëve të papërgjegjshëm, ndërkohë që u ka bërë apel pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat për të shmangur aksidentet me pasoja të rënda.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →