Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dënohet me 12 vite burg autori i vrasjes së bashkëmoshatarit

Gjykata e Korçës ka dhënë dënimin për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në fshatin Pirg të Maliqit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjykata e Korçës ka shpallur vendimin përfundimtar për ngjarjen e ndodhur një vit më parë në fshatin Pirg, ku pas një konflikti mbeti i vrarë me thikë Erald Xhejo. Trupa gjykuese ka dënuar me 12 vite burgim autorin e mitur, Enedjos Guri, pasi shqyrtoi provat e paraqitura në dosjen penale dhe e shpajtoi atë fajtor për veprën penale të vrasjes me dashje.

Foto: boldnews.al
Foto: boldnews.al

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, autoritetet morën parasysh moshën e autorit në kohën e krimit, duke caktuar masën e dënimit sipas rregullave për të miturit në konflikt ligjor. Ndërkohë, procesi nxori në pah se i pandehuri nuk ka shfaqur pendesë apo kërkuar falje përpara gjykatës gjatë seancave. Për këtë çështje janë përfshirë edhe persona të tjerë, ku xhaxhai i autorit u dënuar me burg, ndërsa një tjetër person mori dënim për ndihmë në largim, kurse babai u shpall i pafajshëm.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme