Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Denis Deliu: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përkeqësohet

Ish-deputeti i Partisë Socialiste deklaron se, nga protestat e deritanishme në Tiranë, mund të aktivizohen mekanizmat e Aleancës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Situata e krijuar nga protestat në kryeqytet është komentuar nga ish-deputeti socialist Denis Deliu, i cili ka thënë se, në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm, mund të aktivizohen mekanizma të NATO-s. Sipas tij, nëse situata përkeqësohet, mund të ngrihet çështja e nenit 4 të Traktatit të NATO-s dhe Aleanca mund të ndërhyjë, duke qenë se Shqipëria është vend anëtar.

Denis Deliu: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përkeqësohet
Video · YouTube ↗

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, ai ka thënë se duhet ndarë pjesa e mirë nga pjesa e keqe te studentët, të cilët kanë organizim, dhe ka përmendur monitorimin e protestave në Francë. «Nëse situata mund të precipitojë më keq në nenin 4 të saj NATO ndërhyn me komitetin ushtarak dhe politik», u shpreh ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 25 kamera →