Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Përmbytjet në Stamboll bllokojnë këngëtarin Murat Boz dhe aktoren Demet Özdemir

Reshjet e dendura të shiut në Stamboll kanë shkaktuar përmbytje të rënda, duke lënë të bllokuar në studiot Phoenix këngëtarin e njohur Murat Boz dhe aktoren Demet Özdemir.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Reshjet e dendura të shiut në Stamboll janë kthyer në momente ankthi për këngëtarin Murat Boz dhe aktoren Demet Özdemir, të cilët mbetën të bllokuar në studiot Phoenix pasi zona u përfshi nga përmbytjet. Ngjarja ndodhi në zonën e Ayazağa-s, në lagjen Sarıyer, ku niveli i ujit arriti rreth dy metra dhe përfshiu ambientet e studios, ndërsa ndërprerja e energjisë elektrike e vështirësoi situatën për rreth 200 deri në 250 persona që ndodheshin brenda.

Përmbytjet në Stamboll bllokojnë këngëtarin Murat Boz dhe aktoren Demet Özdemir
Video · YouTube ↗

Dyshja iu drejtua rrjeteve sociale për të kërkuar ndihmë. Këngëtari zhvilloi një transmetim të drejtpërdrejtë për të treguar përmasat e situatës, ndërsa aktorja shkroi se uji po ngrihej në ndërtesë dhe kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve. Për shkak të nivelit të lartë të ujit, ekipet e emergjencës u detyruan të ndërhynin me gomone për të realizuar evakuimin e personave të bllokuar. Më vonë, Murat Boz njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte nisur evakuimi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →