Përurohen dy botime të reja shkencore të akademik Hivzi Islamit
Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u promovuan dy vepra të reja shkencore të autorit Hivzi Islami.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës janë promovuar dy botime të reja shkencore të akademik Hivzi Islamit. Veprat e prezantuara përfshijnë studimin mbi ecuritë dhe problemet demografike në Kosovë, të titulluar «Kosova: Transicioni i fundit demografik në Europë», si dhe përmbledhjen e studimeve të problematikave të popullsisë shqiptare në Kosovë e në rajon, «Studime demografike dhe sociologjike për Kosovën dhe shqiptarët në gjuhë të huaja».
Gjatë ngjarjes, puna shkencore e hulumtuese e akademik Islamit është vlerësuar lart për kontributin e dhënë në fushën e demografisë. Veprimtaria e tij përfshin disa libra dhe një numër të madh studimesh e artikujsh të botuar në publikime vendore dhe ndërkombëtare.