Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:21 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Deliu-Kodra: Asnjë zyrtar i LVV-së s'atakohet nga 'Lulegjelat'

Deputetja e PDK-së deponoi të hënën dëshminë në Prokurorinë Speciale për profilin e rremë 'Lule Gjeli'.

Redaksia ZHURMA 22:27 Përditësuar 00:25 1 min lexim
Deliu-Kodra: Asnjë zyrtar i LVV-së s'atakohet nga 'Lulegjelat'
FOTO · Foto: Online harassment lit review / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin "Lule Gjeli", që është bërë temë kryesore ditëve të fundit në vend. Në Rubikon të Klan Kosovës, Deliu-Kodra ka treguar edhe për paraqitjen e këtij profili në Prokurorinë Speciale të Kosovës, veprim që deputetja e zgjedhur e ka bërë paraditen e së hënës.

Ajo ka thënë se në shumë raste ka qenë pre e fushatave linçuese nga një profil i tillë, por edhe të tjerë që, sipas saj, janë krijuar vazhdimisht, e sidomos në kohë zgjedhjesh. Deliu-Kodra ka thënë se në sulmet e këtyre profileve në rrjete sociale, asnjëherë nuk atakohen përfaqësues ose liderë të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm të partive tjera.

"Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e 'Lulegjelave', kemi me mijëra të tillë që kanë zënë vend në shoqërinë tonë. Rreziku i helmimit, kontaminimit shoqëror, për rrezikun e linçit publik…Unë sot kam deponuar dëshminë time lidhur me profilin e përfolur deri tash", ka thënë Deliu-Kodra.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Komentet