Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Delegacioni nga FARSH viziton strukturat e FSK-së

Një delegacion nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në komandat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-së, i udhëhequr nga komandanti i saj, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, ka vizituar Komandën e Logjistikës dhe Gardën Kombëtare të FSK-së. Delegacioni është pritur nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Kolonel Valdet Berisha, i cili ka njoftuar homologët për sfidat, të arriturat, strukturën organizative, misionin, detyrat dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e logjistikës dhe mjekësisë.

Delegacioni nga FARSH viziton strukturat e FSK-së
Foto: 2lonline.com

Gjatë qëndrimit në Gardën Kombëtare, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando është njohur nga afër me misionin, strukturën dhe kapacitetet e kësaj komande. Delegacioni ka marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e mbylljes së Kursit të Kërkim-Shpëtimit Malor, që paraqet një trajnim të përbashkët ndërmjet dy forcave dhe dëshmon shkallën e lartë të ndërveprueshmërisë ushtarake.

Në këtë vizitë është rikonfirmuar vullneti i ndërsjellë për të intensifikuar bashkëpunimin ushtarak, për të avancuar kapacitetet logjistike mjekësore dhe për të mbështetur autoritetet civile përmes planeve bilaterale, shkëmbimit të përvojave dhe ndarjes së praktikave më të mira.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme