Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të Prrenjasit

Një pjesë e qytetit të Prrenjasit ka mbetur pa energji elektrike prej afro 20 orësh për shkak të dëmtimit të një kablli në rrjetin nëntokësor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një pjesë e Bashkisë së Prrenjasit ka mbetur në errësirë prej afërsisht 20 orësh, si pasojë e një dëmtimi në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së, bëhet fjalë për një kabllo dalës 6 kV në linjën e tensionit të mesëm, ndërsa situata është komplikuar edhe nga prania e linjave të tjera 35 kV në të njëjtin korridor. Vështirësitë në lokalizimin e pikës së dëmtuar erdhën pasi bëhet fjalë për një linjë nëntokësore, çka kërkoi përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe hapjen e një grope për kryerjen e riparimeve.

Defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të Prrenjasit
Foto: boldnews.al

Pika e saktë e defektit u identifikua rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa në terren janë angazhuar tre grupe pune të elektricistëve për të rivendosur furnizimin me drita. Ndërprerja e gjatë ka prekur tri kabina elektrike dhe ka sjellë vështirësi për bizneset dhe familjet. Situata është rënduar nga temperaturat e ulëta, pasi termometri gjatë natës zbriti në 1 gradë Celsius, ndërsa banorët përdorin rrymën edhe për ngrohje. OSHEE njoftoi se energjia pritet të rikthehet përpara mesditës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme