Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Jashari takon komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak në fokus të takimit mes komandantit të FSK-së dhe gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo. Gjatë këtij takimi, palët kanë diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve ushtarake, me theks të veçantë te arsimimi dhe edukimi ushtarak.

Jashari takon komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Foto: 2lonline.com

Sipas njoftimit zyrtar, në bisedë u trajtuan gjithashtu shkëmbimi i përvojave profesionale, bashkërendimi i aktiviteteve në fushën e trajnimit, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional. «Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave», thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët riafirmuan përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave. Ata vlerësuar se ky partneritet në fushën e arsimimit dhe edukimit përbën një dimension të rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe institucional të personelit ushtarak.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme