Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:22 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme

Çka lidhet Islami me spiunazhin në Kosovë - analizë nga eksperti i sigurisë

Redaksia ZHURMA 11:31 Përditësuar 11:32 1 min lexim
Çka lidhet Islami me spiunazhin në Kosovë - analizë nga eksperti i sigurisë
FOTO · Projekti i Xhamisë së Madhe në Prishtinë Arkivi ZHURMA

Shkruan: Skender Perteshi, ekspert i sigurisë

Nëse ajo që përshkruhet në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit është e saktë, atëherë shqetësues është përdorimi i Islamit për ta dëmtuar Kosovën dhe për të krijuar perceptimin e saj si shoqëri e radikalizuar, deri te narrativa se “pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar”. Kjo nuk lidhet vetëm me imazhin e Kosovës tek partnerët ndërkombëtarë, por edhe me mundësinë e krijimit të polarizimit fetar brenda vendit.

Megjithatë, një plan i tillë ka pasur pak gjasa të realizohet. Komuniteti mysliman praktikues në Kosovë ka dëshmuar ndër vite se ka qenë pjesë e rëndësishme e ruajtjes së bashkëjetesës fetare dhe kundërshtimit të polarizimit fetar e etnik. Edhe ndërtimi i xhamive është zhvilluar normalisht, në bazë të nevojave të komunitetit për ushtrimin e besimit.

Ato funksionojnë në kuadër të strukturave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe nuk ka arsye të paraqiten si kërcënim apo si “fetarizim” i shoqërisë.

Liria pas çlirimit ka mundësuar zhvillimin e jetës islame, sikurse edhe zhvillimin e aspekteve të tjera të jetës shoqërore në Kosovë.Në këtë situatë, mediat kanë përgjegjësi të madhe se kujt i japin hapësirë.

Duhet pasur kujdes që individë apo iniciativa që prej vitesh kanë dëshmuar qëndrime islamofobe të mos e shfrytëzojnë këtë rast për të sulmuar Islamin dhe besimtarët myslimanë. Lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit duhet të jetë e vendosur, por mbi prova dhe përgjegjësi individuale. Nëse dikush ka synuar polarizimin fetar, nuk duhet ta realizojmë vetë këtë pjesë të planit përmes një debati të pakujdesshëm dhe stigmatizues.

Kosova duhet ta mbrojë njëkohësisht sigurinë, lirinë fetare dhe atë që ka ndërtuar ndër vite: bashkëjetesën dhe kohezionin shoqëror.

Komentet