Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Çfarë oferte po përgatit Arsenali për Guimaraes?

Oferta përfundimtare e londinasve është 84 milionë euro, pasi dy përpjekje më herët u refuzuan.

Redaksia ZHURMA 19:33 Përditësuar 07:19 1 min lexim
Çfarë oferte po përgatit Arsenali për Guimaraes?
FOTO · Foto: Clubhouse TV / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LONDINË — Arsenali po përgatit ofertën e fundit dhe përfundimtare prej rreth 84 milionë eurosh për mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes, pasi Newcastle United refuzoi dy oferta të mëparshme, 64 dhe pastaj 76 milionë euro.

Gazetari italian Nicolo Schira raporton se Guimaraes ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin londinez. Të mërkurën, gazetari David Ornstein i "The Athletic" shkroi se braziliani i ka njoftuar Newcastle United dëshirën për t'iu bashkuar Arsenalit.

Arsenali kërkon një mesfushor të ri për të mbështetur Declan Rice-in dhe Martin Zubimendin, pasi ky i fundit ka shfaqur shenja lodhjeje në fund të sezonit. Bisedimet mes dy klubeve kanë zgjatur për më shumë se një muaj.

Emri i Guimaraes ka qenë vazhdimisht pjesë e spekulimeve këtë verë, ndërsa mediumi brazilian UOL shkruan se oferta e re synon ta bindë Newcastle United të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Komentet