Buzhala: Shqipëria ta pranojë konsullatën serbe në Shkodër për Luginën
Gazetari thotë se kjo marrëveshje është në interes të shqiptarëve të asaj zone
TIRANË — Gazetari Berat Buzhala ka reaguar lidhur me raportimet se Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për hapjen e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës dhe një konsullate serbe në Shkodër. Ai ka thënë se, nëse hapja e konsullatës serbe në Shkodër ka qenë kusht për lejimin e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, atëherë marrëveshja është në interes të shqiptarëve të asaj zone.
“Opinion jopopullor: Po flitet qe Serbia dhe Shqiperia kane bo marreveshje qe Shqiperia me e hape konsulaten ne Lugine te Presheves kurse Serbia ne Shkoder. Impulsi i pare eshte “pse Serbia ne Shkoder”. Impulsi i dyte eshte “pse me u barazu Shkodra me Luginen”, sepse ne Lugine ka shume shqiptare, kurse ne vilajetin e Shkodres nja 50 serbe te deklaruar”, ka shkruar Buzhala.
Sipas tij, nëse ky ka qenë kushti i Serbisë për të lejuar hapjen e konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, atëherë refuzimi i marrëveshjes do t’i linte pa përfaqësim shqiptarët e asaj zone. “Nese ky ka qene kushti i Serbise, qe me mundesu hapjen e nje konsulate shqiptare ne Lugine, a po mendoni qe me mire me e pase Shqiperia ate konsulate, atje ku ka shume shqiptare, apo me refuzu? Nese ish refuzu kjo mundesi, atehere, le te themi kushtimisht, kishin mbete te paperfaqesume 50 serbe ne Shkoder, dhe le te themi rreth 100 mije shqiptare ne Lugine te Presheves”
“Tash jemi ne nje situate, ku ne Shkoder nje zyre e Serbise do te merret me 50 serbe, kurse nje zyre ne Lugine do te merret me 100 mije shqiptare. Ftofne pak koken, se mu nuk po me doket marreveshje e keqe. Ata 100 mije shqiptare ne Lugine kane me pase me afer shtetin shqiptare, per edukim, per kulture etj. Kurse ata 50 serbe ne Shkoder kane me e pase me afer shtetin serb”
Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA