sport sport

Brazili dhe Norvegjia luftojnë për vend në çerekfinale

Kush do të triumfojë në këtë përballje të fazës së 1/8-tës të Kupës së Botës 2026?

Brazili dhe Norvegjia luftojnë për vend në çerekfinale
Foto: Wikimedia Commons

— Brazili dhe Norvegjia u përballën në fazën e 1/8-tës së finales në Kupën e Botës 2026, ku fituesi siguron një vend në çerekfinale. Dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë zgjedhur lojtarët më të mirë për këtë sfidë vendimtare për trofeun më të rëndësishëm botëror.

Formacioni i Brazilit udhëhiqet nga Alisson në portë, ndërsa në mbrojtje janë Magalhães, Marquinhos, Danilo dhe Douglas Santos. Në mesfushë luajnë Casemiro dhe Guimarães, ndërsa reparti ofensiv përbëhet nga Vinicius Junior, Cunha, Martinelli dhe Rayan, me synimin e titullit të gjashtë botëror.

Norvegjia, e cila kërkon të shkruajë histori duke eliminuar një nga favoritët kryesorë, nis me Nyland në portë dhe mbrojtjen e përbërë nga Ajer, Møller Wolfe, Heggem dhe Ryerson. Në mesfushë janë Berg dhe Berge, ndërsa sulmi mbështetet te trioja Martin Ødegaard, Alexander Sørloth dhe Erling Haaland.

Vëmendja kryesore e ndeshjes është përqendruar te duelit midis yjeve të sulmit, veçanërisht Vinicius Junior për brazilianët dhe Haaland për norvegjezët. Fituesi i kësaj përballjeje do të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa i humburi eliminohet nga gara për titullin më të madh të futbollit.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Simon thotë se ka dyshime që ky do të jetë 'Vallëzimi i fundit' i Ronaldos?
  2. Kush u bë shënjestër e Cristiano Ronaldos në konferencë?
  3. Pse nuk e bind Manchester City për Mateo Kovacicin?
  4. Pse tifozët meksikanë 'sulmojnë' hotelin e Anglisë?

Vazhdo leximin