Bojkotohet mësimi në shkollën «Ismail Qemali» për shkak të papastërtisë
Këshilli i Prindërve në Prishtinë kërkon bojkotimin e procesit mësimor për shkak të gjendjes higjieno-sanitare.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët «Ismail Qemali» në Prishtinë ka kërkuar që të premten, më 6 nëntor 2026, të bojkotohet në tërësi procesi mësimor për shkak të nivelit të lartë të papastërtisë në ambientet shkollore. Prindërit kanë shpërndarë fotografi nga klasat që dëshmojnë gjendjen e rëndë, duke theksuar se mësimi në këto kushte paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe se janë raportuar raste të reaksioneve alergjike te nxënësit.
Sipas Këshillit të Prindërve, njoftimet për një marrëveshje mes sindikatës dhe Komunës nuk ofrojnë garanci se shërbimet e pastrimit do të rifillojnë menjëherë, ndaj i është kërkuar Komunës së Prishtinës, Drejtorisë e Arsimit dhe institucioneve përgjegjëse një zgjidhje afatgjatë për mirëmbajtjen. Përfaqësuesit e prindërve kanë vënë në pah se ky bojkot nuk drejtohet kundër procesit mësimor apo të drejtave të punëtorëve në grevë, por synon sigurimin e një ambienti të pastër dhe të sigurt për nxënësit.