Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Bllokohet zona e Dukagjinit pas rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve

Reshjet intensive të shiut dhe stuhia kanë bllokuar akset në Dukagjin, ndërsa ekipet e bashkisë ndërhyjnë në terren.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zona e Dukagjinit është përfshirë nga bllokimi i akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe stuhisë, të cilat kanë sjellë rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa pika. Mjetet dhe ekipet e Bashkisë Shkodër ndodhen në terren për të pastruar segmentet e bllokuara dhe për të liruar rrugët, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

Bllokohet zona e Dukagjinit pas rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve
Foto: javanews.al

Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu dëmtimin e urës në fshatin Ndërlysaj, ndërsa autoritetet kanë bërë të diture se punimet për riparimin e saj do të nisin vetëm sapo të përmirësohen kushtet e motit. Për shkak të situatës së rënduar, banorëve u është bërë thirrje që të shmangin lëvizjet në këto akse dhe të udhëtojnë vetëm në raste emergjente.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme