Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë
Futbollisti i Dritës fiton çmimin tradicional pas golit vendimtar kundër Ballkanit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional «Ylli i Javës» për futbollistin më të dalluar të çdo xhiroje. Për xhiron e nëntë, ky vlerësim i është ndarë mbrojtësit të FC Drita, Besnik Krasniqi.
Vlerësimi për këtë çmim është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, pasi Krasniqi ishte vendimtar në fitoren e skuadrës gjilanase ndaj FC Ballkanit. Ai realizoi golin e vetëm të takimit në minutat shtesë të lojës, duke i siguruar Dritës fitoren dhe tri pikë të rëndësishme në kampionat.
Pas pranimit të çmimit, Krasniqi u shpreh i lumtur për kontributin e tij dhe fitoren e arritur, duke theksuar se skuadra kishte besuar në sukses pavarësisht vështirësive nga humbja në shtëpi kundër Malishevës. Ai deklaroi se Drita mbetet gjithmonë pretendente për titull dhe se do të luftojë deri në fund.
Futbollisti foli për rëndësinë e punës dhe të këmbënguljes gjatë karrierës së tij, duke theksuar se mosha nuk e pengon të japë maksimumin, ndërsa në fund falënderoi familjen dhe bashkëshorten për mbështetjen e vazhdueshme.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 16 tetor Besnik Krasniqi: Do ta mbrojmë titullin kampion
- 16 tetor Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë · ky artikull
- 16 tetor Besnik Krasniqi veçon rivalët kryesorë për titull kampion