Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Xhemal Ibishi shkëlqen në startin e sezonit me Malishevën

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut ka realizuar pesë gola dhe tri asistime në nëntë ndeshjet e para të Superligës së Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MALISHEVË — Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhemal Ibishi, ka nisur shkëlqyeshëm edicionin e ri futbollistik me fanellën e Malishevës, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit kosovar.

Xhemal Ibishi shkëlqen në startin e sezonit me Malishevën

Në nëntë xhirot e para të Superligës së Kosovës, Ibishi ka shënuar pesë gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, ndërsa ka kontribuar edhe me tri asistime. Ai ka shënuar ndaj Drenicës, Llapit, Ballkanit, Dritës dhe Prishtinës, si dhe ka realizuar një gol në Ligën e Konferencës kundër Vllaznisë. Pas nëntë xhirove, Malisheva kryeson renditjen së bashku me Prishtinën, me nga 20 pikë.

Në një prononcim, Ibishi ka deklaruar se nuk është i befasuar nga forma e tij e mirë. «E kam pritur një start të tillë pasi jam ndier mirë në fazën përgatitore dhe ekipi më ka mbështetur që në startin e sezonit duke filluar nga ndeshjet e garave evropiane», ka thënë ai, duke shtuar se ka treguar kualitetin e tij edhe sezonin e kaluar. Sa i takon synimeve, ai beson se skuadra ka potencial për të luftuar për pozitat e para në tabelë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →