Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Berisha: Nuk do jem automatikisht kryeministër nëse fitoj zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se për zgjedhjen e kryeministrit pas fitores së zgjedhjeve do të vendosë referendumi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin «Çdo kënd» me Merita Haklajn në A2 CNN, ka deklaruar se nuk do të bëhet automatikisht kryeministër nëse fiton zgjedhjet. Sipas tij, për këtë çështje do të vendosë referendumi dhe nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se Kushtetuta u jep mundësi katër kandidaturave nëpërmjet një referendumi popullor.

Berisha: Nuk do jem automatikisht kryeministër nëse fitoj zgjedhjet
Foto: boldnews.al

Berisha u shpreh se opozita i fiton zgjedhjet brenda një muaji në kushte të lira dhe pa Edi Ramën. Gjithashtu, kreu demokrat theksoi mbështetjen e tij për kufizimin e mandateve të kryeministrit në dy të tillë, duke shtuar se nga viti 1990 deri në vitin 2013 kanë ndodhur katër rrotacione, ndërsa nga viti 2013 e deri më sot nuk ka pasur asnjë rrotacion për shkak të krimit të organizuar.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme