Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Berisha fton egjiptianët t'i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator

Deputeti Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka dalë në përkrahje të Marshit për Liri dhe ka ftuar qytetarët e komunitetit egjiptian që t'i bashkohen marshit të 12 shtatorit në Prishtinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti Veton Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka dalë në përkrahje të Marshit për Liri dhe ka ftuar qytetarët, veçanërisht ata të komunitetit egjiptian, që t'i bashkohen marshit të 12 shtatorit në Prishtinë. Ai u takua me dy nga organizatorët, Elizën dhe Ridvanin, dhe tha se marshimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 14:00.

Foto: gazetametro.net / gazetametro.net
Foto: gazetametro.net / gazetametro.net

Berisha tha se marshimi organizohet në mbështetje të lirimit të plotë nga Gjykata Speciale në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai përmendi se vendimi i Gjykatës pritet të jepet më 16 shtator.

Kjo thirrje vjen pas mobilizimit të strukturave të PDK-së për të njëjtin marsh, siç u raportua më herët.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme