Beqiri: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve në LDK
Ismet Beqiri kritikon zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke theksuar se të qenit pjesë e kësaj partie nuk nënkupton heshtje ndaj gabimeve. Në një shkrim të gjatë, ai vlerësoi se LDK-ja është ndërtuar me sakrificë, përkushtim dhe kontribut të njerëzve që i qëndruan pranë në ditët më të vështira.
Beqiri ka ngritur shqetësimin se subjektit politik i mungon guximi për të pranuar kritikat dhe ka shtuar se partia nuk duhet të jetë pronë e askujt. Ai u shpreh se «është e papranueshme që njerëz që nuk kanë sjellë asnjë votë, nuk kanë dhënë asnjë kontribut të mirëfilltë dhe nuk kanë qenë pranë LDK-së kur kishte më së shumti nevojë, sot marrin guximin t’u japin leksione atyre që janë pjesë e historisë së saj».