Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Belgjika përuron fabrikën më të madhe të satelitëve në Bashkimin Evropian

Mbreti i Belgjikës ka përuruar objektin e ri në Charleroi që synon të prodhojë qindra satelitë për projektin evropian Iris2.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Mbreti Philippe i Belgjikës ka përuruar të martën fabrikën e re të satelitëve në qytetin jugor të Charleroi, e cila konsiderohet si më e madhja e këtij lloji në Bashkimin Evropian. Objekti drejtohet nga firma belge Aerospacelab dhe ka për qëllim të përmbushë kërkesën në rritje të kontinentit për infrastrukturë hapësinore, si dhe të zvogëlojë varësinë duke rivalizuar konstelacionin Starlink.

Belgjika përuron fabrikën më të madhe të satelitëve në Bashkimin Evropian
Foto: zhurnal.mk

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Benoit Deper, tha se firma është rritur nga një startup në vitin 2018 në një projekt të gjerë që ndihmon sovranitetin hapësinor të Evropës. Deper deklaroi se «jemi rritur edhe më shpejt se ambiciet tona». Megafabrika shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 20,000 metrash katrorë në formë ovale dhe ka një kapacitet prodhimi vjetor prej afërsisht 500 satelitësh.

Në muajin shtator, drejtori dhe partnerët e tij siguruan një kontratë me vlerë 2.4 miliardë euro për të prodhuar 264 nga 348 satelitët e planifikuar për projektin Iris2 të Bashkimit Evropian. Pavarësisht pëurimit, ndërtesa aktualisht po qëndron pa punë, ndërsa stafi është planifikuar të zhvendoset në janar, kurse prodhimi zyrtar pritet të nisë deri në fund të vitit 2028.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme