Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Si u miratua drita jeshile e BE-së për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj?

Drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së u miratua në COELA pa kundërshtime; pritet kalimi në COREPER nesër.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

BRUKSEL — Burime nga Brukseli konfirmuan për A2 CNN se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare. Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER.

Si u miratua drita jeshile e BE-së për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj?
Foto: telegrafi.com

Pas këtij miratimi do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj. Në takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme