Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shqipëria pritet të mbyllë një kapitull negociues me BE-në

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka konfirmuar se sot do të mbyllet një kapitull negociues me Shqipërinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shqipëria mbyll sot një kapitull negociues në kuadër të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila mbahet në Luksemburg. Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po merr një ritëm më të shpejtë dhe se vendet anëtare do të diskutojnë mekanizma më të fortë për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave.

Shqipëria pritet të mbyllë një kapitull negociues me BE-në
Foto: zhurnal.mk

Gjatë një deklarate për mediet para mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, Kos u shpreh se mbrëmjen e kaluar Mali i Zi mbylli edhe tre kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa sot do të mbyllet një kapitull negociues me Shqipërinë dhe do të hapen nga dy grupkapituj negociues me Ukrainën dhe Moldavinë. Ajo theksoi gjithashtu se, ndërsa procesi i zgjerimit përparon, Bashkimi Evropian duhet të sigurohet se do të bëhet më i fortë dhe më efikas.

Në njoftimet e mëparshme ishte raportuar për mundësinë e mbylljes së tre kapitujve negociues nga Mali i Zi, ndërkohë që zhvillimet e fundit përfshijnë tashmë edhe zyrtarizimin e mbylljes së tyre përkohësisht, si dhe hapin e sotëm për Shqipërinë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →