Batmobilja e "Batman Returns" shitet në ankand më 23 nëntor, vlerësohet 5-7 milionë dol…
Vetura "Hero Batmobile" e filmit të vitit 1992 do të ofrohet nga Julien's Auctions në Los Angeles dhe online, me potencial të thyenjë rekordin e 4,2 milionë dollarë të Batmobilës…
Batmobilja ikonike e përdorur në filmin "Batman Returns" të vitit 1992 do të nxirret në ankand më 23 nëntor, si në Los Angeles ashtu edhe përmes internetit. Shtëpia e ankandeve Julien's Auctions vlerëson se çmimi i shitjes mund të lëvizë nga 5 deri në 7 milionë dollarë, duke e bërë atë kandidat për të vendosur një rekord të ri mes automjeteve të shfaqura në filma.
Bëhet fjalë për versionin "Hero Batmobile", automjetin që është përdorur realisht në shumicën e skenave të drejtimit gjatë filmit. Modeli është një Chevrolet Impala, e pajisur me motor Chevrolet V8 dhe kambio automatike me tre shpejtësi. Pas përfundimit të xhirimeve, vetura u prezantua në premierën e filmit dhe më pas u vendos për ekspozim në Marconi Automotive Museum.
Shifra e rekordin për një Batmobile e mban aktualisht automjeti i serialit televiziv të viteve 60, i cili u shit për 4,2 milionë dollarë. Nëse oferta për këtë model të "Batman Returns" arrin në 7 milionë dollarë, rekordi ekzistues mund të thyhet.
Në të njëjtën ankand do të ofrohen edhe kostume, rekuizita dhe materiale të tjera që lidhen me historinë e Batmanit në kinematografi. Për shkak të përmasave të automjetit dhe shpenzimeve të mirëmbajtjes, pritet që vetura të përfundojë në koleksionin e një koleksionisti ose institucioni, më shumë se të përdoret si makinë për rrugë.
Julien's Auctions do të drejtojë procesin e shitjes, e cila do të hapë ofertat ditën e paracaktuar të 23 nëntorit.