Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës ka bastisur dy lokacione në Prishtinë, duke sekuestruar një revole, 40 fishekë dhe sende të tjera.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy lokacione në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga tre të dyshuar kosovarë.

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion
Foto: ekonomiaonline.com

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bastisjet janë kryer në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.

Rasti lidhet me një ngjarje të raportuar më 12 qershor 2025 në rrugën “Skënder Luarasi” në Prishtinë. Të dyshuarit, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme