Zhurma Press E Hënë · 31 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Ku thellohet bashkëpunimi?

SHKK priti një delegacion të Policisë së Jordanisë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe menaxhimit korrektues

Redaksia ZHURMA 18:48 Përditësuar 17:17 1 min lexim
Ku thellohet bashkëpunimi?
FOTO · Ilustrim · Moscow. Police car, Okhotny Ryad-Mokhovaya (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pritur një vizitë studimore delegacionin e Departamentit Kundër Narkotikëve të Policisë së Mbretërisë së Jordanisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e sigurisë dhe menaxhimit korrektues. Vizita dyditore, e organizuar me mbështetjen e ICITAP dhe INL, përfshiu takime me Departamentin e Inteligjencës Korrektuese të SHKK-së, ku delegacioni u njoh me strukturën, funksionimin dhe praktikat e punës së kësaj njësie.

Gjatë prezantimeve u trajtuan metodat operative, proceset e analizës së informacionit, politikat e sigurisë, sfidat e hasura ndër vite dhe mënyrat e tejkalimit të tyre. Delegacioni u prit edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar është i një rëndësie të veçantë për avancimin e kapaciteteve tona institucionale. SHKK mbetet e përkushtuar për ta vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fusha me interes të përbashkët”, citohet të ketë thënë Dibrani.

Ndërkaq, përfaqësuesit e delegacionit të Policisë së Mbretërisë së Jordanisë falënderuan SHKK-në për mikpritjen dhe mundësinë për t’u njohur nga afër me punën e Departamentit të Inteligjencës Korrektuese. Ata vlerësuan profesionalizmin e kësaj njësie, duke theksuar se “njohuritë dhe praktikat e ndara gjatë kësaj vizite do të na shërbejnë në avancimin e mëtejshëm të punës sonë”.

Sipas SHKK-së, vizita përbën një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira me institucionet homologe në fushën e sigurisë dhe menaxhimit korrektues.

— Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/630068/shkk-priti-delegacionin-nga-jordania-dibrani-bashkepunimi-eshte-kyc/ — Redaksia ZHURMA

Komentet