← Sport
Live · Sport · 08:55 · 9 Korrik 2026

Pse Barcelona shpreh interesim për Karim Adeyemin?

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, negociatat mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit kanë nisur për transferimin e sulmuesit gjerman

Nga Redaksia ZHURMA XFacebookTelegramWhatsApp

— Barcelona ka paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, negociatat mes dy klubeve tashmë kanë nisur, transmeton Klankosova.tv. 24-vjeçari gjerman, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të shpejtë në Evropë, raportohet se ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Adeyemi zhvilloi një sezon pozitiv me Dortmundin, duke realizuar 10 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime. Përveç statistikave, ai është vlerësuar për intensitetin në presion, shpejtësinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm në lojën sulmuese dhe krijimin e rasteve.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #sport #lajme #kosove
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën