Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:38 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:38 Leonora Jakupi reagon ashpër: Sot u vra liria jonë në Hagë16:33 Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash16:18 Mario Mitaj luan si titullar te Genoa në Kupën e Italisë16:09 SHBA-ja bën thirrje për pranimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:58 Thirrje për bojkotim të EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale15:54 Bebe Rexha flet për vizitat e fëmijërisë dhe dasmat në Maqedoni15:48 Krasniqi dhe Hoti reagojnë ashpër pas vendimeve të Gjykatës Speciale15:43 Kurti kërkon korrigjimin e vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:38 Izet Mexhiti kundërshton vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së15:33 Ervin Skela largohet nga posti i ndihmëstrajnerit te skuadra e Lensit në Francë
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi KOS

ProCredit, TEB dhe NLB ulin tarifat — sa e prek kjo xhepin e qytetarit?

Pse Banka Qendrore e Kosovës sheh konkurrencë të re, jo krizë tarifash, në ndryshimet e çmimeve?

Redaksia ZHURMA 15:31 2 min lexim
ProCredit, TEB dhe NLB ulin tarifat — sa e prek kjo xhepin e qytetarit?
FOTO · Foto: Mathias Reding / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — ProCredit Bank, TEB Bank dhe NLB Bank kanë publikuar çmimore të reja që përfshijnë ulje tarifash për llogari, pagesa, kartela bankare dhe shërbime të tjera financiare. Disa nga këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që nga pjesa e parë e vitit, të tjera nga muaji qershor. Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka theksuar se tarifat bankare përcaktohen nga vetë bankat sipas metodologjive të tyre, të nënshtruara aspektit të praktikave të mbikëqyrjes së BQK-së, ndërsa transparenca, shpalosja dhe aspekte të tjera janë nën monitorim.

BQK sqaron se zhvillimet e fundit nuk tregojnë një fenomen të përgjithshëm të rritjes së tarifave, por raste individuale të ndryshimeve të çmimeve, të shoqëruara edhe me ulje nga të paktën tri banka. "Pra, nuk kemi fenomen të quajtur të rritjes së tarifave, por raste individuale dhe në konkurrencë, krahas rasteve të uljes së tarifave, e disa prej bankave nuk i kanë ndryshuar ose vetëm i kanë përshtatur," thotë BQK-ja. Institucioni mbikëqyrës nënvizon se qytetarët tashmë kanë më shumë mundësi zgjedhjeje, jo vetëm ndërmjet bankave, por edhe përmes institucioneve financiare jobankare (IFJB) dhe ofruesve të shërbimeve të pagesave elektronike, të cilat kanë zgjeruar gamën e produkteve dhe ofruar alternativa më konkurruese.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit të konsumatorëve, BQK ka miratuar rregulloren dhe ka vënë në funksion Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare: krahaso.bqk-kos.org. Kjo platformë u mundëson qytetarëve të krahasojnë në mënyrë të lehtë produktet, shërbimet dhe tarifat e institucioneve financiare, duke i ndihmuar ata të marrin vendime më të informuara dhe më të favorshme për nevojat e tyre financiare. Iniciativat e BQK-së synojnë rritjen e konkurrencës, lehtësimin e qasjes në Llogarinë e Pagesës me Shërbime Bazike, si dhe fuqizimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe rritjen e përfshirjes financiare.

Përveç kësaj, BQK ka avancuar mbikëqyrjen në aspektin e metodologjive të vendosjes dhe shpalosjes së çmimeve përmes një strukture veçantë mbikëqyrëse, ndërsa është në fazën përfundimtare të miratimit të një kornize të re rregullative të avancuar. Kjo kornizë do të përcaktojë mënyrën e njoftimit, shpalosjes, publikimit dhe transparencës së produkteve ndaj publikut, duke kontribuar më tej në këto objektiva. Zhvillimet e fundit po shihen si tregues i një tregu gjithnjë e më konkurrues, ku fokusi po zhvendoset drejt ofrimit të shërbimeve më të përballueshme, më transparente dhe më të përshtatura me nevojat e qytetarëve dhe bizneseve.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Komentet