Bajrami: Kurtit iu dashën 6 vjet të marrë vesh për blerjen e energjisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar kryeministrit pas publikimit të të arriturave të qeverisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit publikoi të arriturat kryesore të qeverisë në rrjetin social Facebook. Ajo ka shtruar pyetje rreth realizimit të premtimeve të dhëna, duke përmendur ndërtimin e 160 çerdheve dhe përfundimin e rrugëve për Podujevë, Pejë, Mitrovicë e Gjilan. Bajrami ka kritikuar edhe menaxhimin e buxhetit gjatë gjashtë viteve, periudhë në të cilën sipas saj ishin në dispozicion rreth 20 miliardë euro nga taksat e qytetarëve, duke pyetur për fatin e premtimeve tjera si bashkimi kombëtar, hekurudhat, digat dhe kërkimfalja nga Serbia. Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ajo kërkoi llogari edhe për furnizimin e spitaleve me barna, rritjen e rezervave shtetërore dhe luftimin e mafisë energjetike, duke ngritur shqetësimin se qytetarët po presin rënien e çmimit të biletave për të ikur në Gjermani.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



