Deliu: Në raportin e Kurtit mungon Kosova e përditshme
Deputetja e PDK-së kritikon dokumentin e qeverisjes, duke thënë se nuk pasqyron realitetin e qytetarëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një dokument ku ka përmbledhur të arriturat e mandatit të dytë qeverisës, ndërsa ka paralajmëruar se drafti i programit të ri do të jetë gati javën e ardhshme. Pas këtij publikimi, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar me kritika ndaj mënyrës së paraqitjes së bilancit të qeverisjes.
«Në 56 faqet e raportit të Albin Kurtit, do të duhej ta gjenim edhe Kosovën e përditshme», ka shkruar Deliu në një postim në Facebook, duke përmendur vështirësitë ekonomike të pensionistëve, familjeve, pacientëve dhe pasigurinë e të rinjve.
Sipas saj, kreu i ekzekutivit ka përmendur rritjen e pagave pa e ballafaquar me shtrenjtimin e çmimeve, si dhe ka raportuar për buxhetin në shëndetësi pa trajtuar furnizimin me barna. «Pas pesë vjetësh qeverisje, qytetarët kanë të drejtë me kërku një bilanc të mirëqenies së tyre, jo vetëm një përmbledhje të të arriturave të Qeverisë», ka theksuar ajo.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


