Bajrami: Ku shkuan 20 miliardë euro dhe premtimet e parealizuara të Kurtit
Deputetja e LDK-së kritikon kryeministrin për dështimet e pretenduara gjatë qeverisjes gjashtëvjeçare.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospërmbushjen e premtimeve gjatë periudhës gjashtëvjeçare të qeverisjes. Gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ajo ka ngritur dyshime mbi rezultatet e ekzekutivit dhe fatin e fondeve publike të vëna në dispozicion.
Bajrami ka radhitur një sërë projektesh dhe çështjesh të pafinalizuara, duke përfshirë ndërtimin e 160 çerdheve, punimet në rrugët drejt Podujevës, Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, si dhe premtimet për luftimin e korrupsionit dhe të mafisë energjetike. Ajo ka përmendur gjithashtu furnizimin e spitaleve me barna, rritjen e rezervave shtetërore, hekurudhat, digat, bashkimin kombëtar dhe kërkimfaljen nga Serbia. «Kurti për gjatë gjashtë vjetëve i ka pasë në dispozicion rreth 20 miliardë euro. Çka kish raportu se ka përfundu me gjithë ato taksa që kanë pagu qytetarët?», ka shkruar ajo, duke vënë në pikëpyetje edhe perspektivën e qytetarëve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



