Rame Lahaj sjell turneun Passion dhe Origin në Duseldorf
Tenori Rame Lahaj vazhdon turneun e tij muzikor pas suksesit në Cyrih.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Tenori i mirënjohur ndërkombëtarisht Rame Lahaj vazhdon turneun e tij “Passion & Origin”, pas një mbrëmjeje të suksesshme në Cyrih. Ndalesat e radhës të këtij turneu do të jenë në Duseldorf më 30 tetor dhe në Vjenë më 8 nëntor 2026.
Ky projekt është më shumë se një koncert, duke qenë një rrëfim muzikor që ndërthur emocionet universale të muzikës me rrënjët dhe identitetin shqiptar përmes një repertori të pasur.