Avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë te Trauma pasi u rrëzua
Avokati i njohur Saimir Vishaj ndodhet i intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Avokati Saimir Vishaj është transportuar me urgjencë në Spitalin Universitar të Traumës, pasi dyshohet se është rrëzuar nga shkallët dhe ka pësuar lëndime të rënda. Mjekët po kujdesen për shëndetin e tij, ndërsa gjendja paraqitet kritike dhe ai është vendosur në intubim.
Për avokatin kjo është hera e dytë që përballet me një betejë të vështirë për jetën, pasi në gusht të vitit 2025 ai tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë që e kishte mbajtur për një periudhë në gjendje kome dhe të intubuar.