Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

ATK shton kontrollet fiskale në klinika estetike dhe salone bukurie

ATK fton klientët të raportojnë parregullsitë përmes platformës DENONCO ose në numrin 038 222 165.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet operative dhe kontrollet në sektorët e shërbimeve estetike, kozmetike, dermatologjike dhe stomatologjike. Kontrollet do të fokusohen te klinikat e kirurgjisë estetike, klinikat stomatologjike, qendrat për mbjelljen e flokëve, sallonet e bukurisë, spa-t dhe qendrat e wellness-it, si dhe studiot për trajtime me laser.

ATK shton kontrollet fiskale në klinika estetike dhe salone bukurie
Foto: Ilustrim · Universal Clinical Center of Kosovo - Emergency department (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

ATK ka ftuar qytetarët që kanë marrë shërbime në këto biznese të bashkëpunojnë me institucionin dhe të raportojnë rastet e mundshme të moslëshimit të kuponëve fiskalë apo parregullsi të tjera tatimore. Raportimet mund të bëhen përmes platformës DENONCO, në adresën crmm.atk-ks.org, ose përmes Qendrës së Thirrjeve të ATK-së, në numrin 038 222 165.

Sipas ATK-së, veprimet operative synojnë rritjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, formalizimin e aktiviteteve ekonomike dhe krijimin e një konkurrence të barabartë ndërmjet bizneseve në këta sektorë.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme