Ashley Roberts mbyll turneun me The Pussycat Dolls
Grupi amerikan përmbyll turneun e ribashkimit me një koncert në Brazil.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Grupi i njohur amerikan “The Pussycat Dolls” ka përmbyllur koncertin e fundit të turneut të ribashkimit, ndërsa këngëtarja Ashley Roberts është shfaqur në formë të shkëlqyer në skenë me një kostum me motive leopardi që vinte në pah linjat trupore. Pasi performuan në Brazil përpara 40 mijë njerëzve, ajo ndau emocionet në rrjetet sociale duke u shprehur se «Brazil… 40 mijë njerëz të mrekullueshëm. Ishte diçka e çmendur!».
Roberts tha se grupi nuk kishte performuar më parë në këtë shtet dhe u mahnit nga dashuria, energjia dhe pasioni i publikut, duke i cilësuar fansat si të jashtëzakonshëm. Paraqitja e saj në këtë ngjarje u shënua në përfundim të rrugëtimit të shumëpritur të rikthimit të formacionit muzikor.