Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ekonomi Shqipëria

Rreth 50 punëtorë të sigurimit fizik të QMF-ve mbesin pa punë për shkak të fondeve

Mungesa e fondeve dhe skadimi i kontratës lë pa punë rreth 50 punëtorë të sigurimit fizik në Qendrat e Mjekësive Familjare, ndërsa paralajmërohen protesta.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Rreth 50 punëtorë të sigurimit fizik të QMF-ve mbesin pa punë për shkak të fondeve
Licenca: platform

Qendrat e Mjekësive Familjare kanë mbetur pa sigurim fizik për shkak të përfundimit të kontratës me operatorin privat. Rreth 50 punëtorë kanë mbetur pa punë, pasi kontrata ka skaduar dhe janë njoftuar në ditën e fundit. Si zgjidhje e përkohshme, Komuna ka angazhuar punëtorë të sigurimit fizik të ndërtesave komunale.

Video · YouTube ↗

Punonjësi Adem Borovci u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë që punëtorët të mbeten në rrugë që nga koha kur janë privatizuar. Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, paralajmëroi se do të fillojnë me protesta dhe greva para komunës, duke theksuar se problemi i buxhetit nuk është përgjegjësi e punëtorëve.

Komuna ka arsyetuar situatën me procedurat për kontratë të re, pasi kontrata për sigurimin fizik të objekteve të Qendrave të Mjekësisë Familjare ka përfunduar në muajin shtator.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →