← kosove
Live · kosove · 10:34 · 22 Korrik 2026

Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, lejoi importin e kimikateve të ndaluara

Nazmi Maxhera, rreth 63 vjeç, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve

PRISHTINË — Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit ka përfunduar në pranga në një aksion të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimet se ka lejuar importin e kimikateve dhe pesticideve të ndaluara në Republikën e Kosovës. Sipas burimeve të Sinjalit, aksioni është realizuar më 21 korrik, rreth orës 11:30, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime se Nazmi Maxhera, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për produktet biocide në ish-Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat e tij duke lëshuar leje importi në kundërshtim me Ligjin për Biocide dhe Kimikate. Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka lejuar importin e substancave aktive të ndaluara sipas listës së Agjencisë Evropiane për Kimikate (ECHA), si dhe të pesticideve, për të cilat kompetencën ligjore e kishte institucioni përkatës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, si rezultat i këtyre lejeve, substanca të ndaluara dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës në periudha të ndryshme përmes operatorëve të ndryshëm ekonomikë. Gjatë aksionit policor, të dyshuarit i janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë, ndërsa ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Nazmi Maxhera është dërguar në ndalim për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. Hetimet për rastin janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin nëse nga këto veprime kanë përfituar operatorë të tjerë ekonomikë apo janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Burim: Sinjali, Albeu — Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën