Tensionohet tubimi pranë Ministrisë së Arsimit me gurë e gaz lotsjellës
Forcat e rendit përdorin autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët dhe pedagogët në Rrugën e Durrësit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi protestuesit kanë nisur të godasin me gurë godinën e blinduar pas disa minutash qetësie. Forcat e rendit janë përgjigjur duke përdorur ujë me presion nga autobotët dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve.
Megjithëse tubimi fillimisht ishte paraqitur si protestë paqësore, ndërhyrja ka shkaktuar irritim te të pranishmit, ku disa pedagogë kanë ndërhyrë për të mbrojtur të rinjtë. Protestuesit nuk janë larguar nga Rruga e Durrësit dhe po qëndrojnë pranë efektivëve, duke kërkuar rikthimin para godinës së ministrisë.