Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë ndodhi me shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Zllapek?

Prokurori i Shtetit urdhëron 48 orë paraburgim për të dyshuarin që humbi jetën një këmbësori.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PEJË — Policia e Pejës ka arrestuar shoferin e dyshuar për aksidentin fatal në fshatin Zllapek, ku humbi jetën një këmbësor. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Çfarë ndodhi me shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Zllapek?
Foto: Wikimedia Commons

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti po qarkullonte nga drejtimi Kosuriq-Pejë. Kur arriti në Zllapek, shoferi nuk i përshtati shpejtësinë kushteve të rrugës dhe goditi këmbësorin, i cili po kalonte rrugën nga ana e djathtë në të majtë të lëvizjes së automjetit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme