Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për posedim narkotikësh
Policia gjen substanca narkotike, peshore dhe para gjatë kontrollit në një shtëpi në rrugën “Haxhi Zeka”.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GJAKOVË — Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij janë gjetur substanca narkotike. Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, të premten, në ora 09:00.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar tri qese najloni me 13.91 gramë substanca që dyshohet të jenë kokainë, MDMA dhe ekstazi, si dhe 14.19 gramë substanca të dyshuara si marihuanë. Po ashtu, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar dy peshore digjitale dhe 450 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, sipas raportit 24 orësh të policisë.