Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet në Kakavijë shtetasi i kërkuar nga Zvicra për drogë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës me urdhër-arrest evropian nga Zvicra.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës gjatë hyrjes në vend, pas një kontrolli të ushtruar nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave. Ndalimi i tij u realizua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke.

Arrestohet në Kakavijë shtetasi i kërkuar nga Zvicra për drogë
Foto: shqiptarja.com
Video · Top Channel · YouTube ↗

Gjatë verifikimit të dokumenteve, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet zvicerane. Ai kërkohej për veprat penale të trafikut të paligjshëm të narkotikëve e substancave psikotrope dhe të pastrimit të parave, akuzohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të cilat sipas legjislacionit zviceran dënohen deri në 20 vjet burgim.

Pas ndalimit, i arrestuari u shoqërua në Nëndrejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Janinë, si dhe në Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Janinë. Çështja i është referuar Prokurorisë së Apelit të Janinës për veprimet e mëtejshme procedurale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme