Arrestohet në Gjermani 64-vjeçari nga Kosova për ngacmim seksual
Autoritetet gjermane kanë vënë në pranga një burrë nga Kosova, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy gra brenda një dyqani.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin gjerman Winnenden, ku një 64-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e policisë nën dyshimet për ngacmim seksual. Incidentet kanë nisur në një dyqan veshjesh të vendosur në rrugën Wallstrase, ku i dyshuari ka prekur në mënyrë të papërshtatshme një grua gjatë pasdites së të enjtes, në intervalin kohor prej orës 18:15 deri në 18:35.
Pas largimit nga dyqani, gruaja e dëmtuar është vënë në ndjekje të tij dhe ka vërejtur se ai ka ngacmuar në të pasmet edhe një grua të dytë, identiteti i së cilës mbetet ende i panjohur. Pasi viktima e parë ka alarmuar autoritetet, policia ka ndërhyrë dhe e ka kapur të dyshuarin në rrugën Paulinenstrase.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet zyrtare për rastin dhe po bëjnë thirrje publike për dëshmitarë të ngjarjes, si dhe u kanë kërkuar qytetarëve që mund të kenë qenë viktima të tjera të këtij sulmi që të paraqiten për të dhënë informacione.
Lexo edhe
Më shumë →
Xhani: «Kam vrarë mamin tim»
· 1 min