Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet në Aachen 31-vjeçari shqiptar me shtatë identitete

Policia gjermane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Aachen, i cili kërkohej për vepra të ndryshme penale dhe përdorte disa identitete.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Policia Federale në Aachen të Gjermanisë ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare bullgare, pasi dyshohen se tentuan të vjedhnin produkte në vlerë prej rreth 28 eurosh në një farmaci brenda stacionit kryesor të trenit. Ndërsa gruaja u kap në vendngjarje, burri shqiptar u largua para mbërritjes së patrullës, por u kap pas një kërkimi në një garazh parkimi aty pranë, ku u hodhën edhe mallrat e vjedhura gjatë tentativës për t'i ikur policisë.

Arrestohet në Aachen 31-vjeçari shqiptar me shtatë identitete
Foto: veriu.info

Gjatë shoqërimit, ai ka rezistuar me forcë fizike ndaj zyrtarëve policorë, të cilët e kanë shtrirë përtokë për ta prangosur. Pas verifikimeve, autoritetet zbuluan se i dyshuari përdorte shtatë identitete të ndryshme dhe kishte dhjetë hetime aktive nga Prokuroria Publike e Bremenit për vepra penale si grabitje, sulm të rënduar, sulm seksual, vjedhje dhe kërcënime. Gjithashtu, ai rezultoi i dëbuar nga Gjermania në vitin 2023 me një ndalim hyrjeje pesëvjeçar, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një thikë në çantën e belit, duke rënduar akuzën në vjedhje me armë. 31-vjeçari është dërguar në paraburgim, kurse bashkëpunëtorja e tij bullgare është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    33% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Ish-polici kufitar i Kosovës vdes në një aksident trafiku në Malin e Zi

    25% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme