Mustafa: VV-ja e mohonte importin e rrymës nga Serbia, sot e ndaloi
Deputeti Arben Mustafa ka kritikuar vendimin e Qeverisë për energjinë, duke kujtuar mohimet e mëparshme për tregtinë me Serbinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka komentuar masat e reja të Qeverisë lidhur me çështjen e energjisë elektrike. Gjatë një paraqitjeje, ai ka rikujtuar se më parë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, kishin këmbëngulur se vendi nuk blen rrymë nga Serbia.
Mustafa ka vënë në pikëpyetje vendimin e fundit qeveritar për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe, duke ngritur dilema rreth asaj se kush është marrë më parë me këtë tregti. «Patëm një seancë mjaft të gjatë, ku edhe Rizvanolli, por edhe VV këmbëngulin që nuk kanë blerë rrymë nga Serbia, dhe sot me vendim e ndalojnë. Shtohet pyetje kush paska qenë duke tregtuar rrymë që Serbia», ka deklaruar ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar