Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohen pesë shtetas turq në Prizren për pengmarrje e sulm me thikë

Pesë shtetas turq janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë sulmuar dhe mbajtur peng për 12 orë një person, pasi e kishin detyruar të ndalte punimet ndërtimore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRIZREN — Policia ka arrestuar pesë shtetas të Turqisë të dyshuar për shtrëngim, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe lëndim të lehtë trupor, pas një incidenti të ndodhur në rrugën «Ekrem Rexha» në Prizren. Hetuesit kishin pranuar një video-incizim për ngjarjen e ndodhur më 3 nëntor, ndërsa viktima, po ashtu shtetas turk, ishte identifikuar një ditë më vonë.

Arrestohen pesë shtetas turq në Prizren për pengmarrje e sulm me thikë
Foto: nacionale.com

Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se pesë persona e kishin sulmuar fizikisht, e kishin futur me forcë në një automjet të tipit «pick-up» dhe e kishin dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë. Aty, sipas deklarimeve të tij, ai ishte mbajtur për rreth 12 orë dhe ishte kanosur e lënduar me mjet të mprehtë, pasi të dyshuarit e kishin detyruar që të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që po i kryente në një objekt banesor.

Pas hetimeve intensive, më 9 dhe 10 nëntor janë lokalizuar dhe arrestuar pesë të dyshuarit. Automjeti i përdorur në rast është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme