Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohen 2 të rinj në Shkodër

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishin përfshirë në veprimtari kriminale për kultivimin e bimëve narkotike

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishin përfshirë në veprimtari kriminale për kultivimin e bimëve narkotike. Ata dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Sipas policisë, dy të arrestuarit kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Arrestohen 2 të rinj në Shkodër
Foto: vizionplus.tv

Arrestimi u krye në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme