Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Mërgimtarit nga Zvicra i vjedhin armën me leje në Mamushë

Arma e zhdukur ishte një Rex Alpha 9mm me leje — bashkëshortja e denoncoi rastin në Polici.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MAMUSHË — Mërgimtari nga Zvicra, S. A., 44 vjeç, kur erdhi për pushime në vendlindje, zbuloi se arma e tij e ligjshme ishte zhdukur nga shtëpia në Mamushë. Arma e zhdukur, një Rex Alpha 9mm prodhim Arex, nuk kishte municion, raporton Sinjali.

Mërgimtarit nga Zvicra i vjedhin armën me leje në Mamushë
Foto: Sahat kulla ne Mamushe / Wikimedia Commons

Familja e tij jeton në Zvicër dhe shtëpinë në Mamushë e shfrytëzon gjatë pushimeve. Kur kanë kontrolluar vendin ku e mbanin armën, kanë konstatuar se ajo nuk ndodhej më aty. Bashkëshortja e tij ia denoncoi rastin Policisë.

Pas denoncimit, njësitë e hetimeve dhe forenzikës arritën në vendin e ngjarjes dhe kryen ekzaminimet e nevojshme. Rasti është iniciuar si «vjedhje e rëndë» me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme