Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:38 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport SHQ

Armando Broja s'i largohen lëndimet, do të mungojë edhe për disa javë

Mungesa e tij në ndeshjen miqësore që Burnley e zhvilloi ndaj Ajaxit ngriti pikëpyetje

Redaksia ZHURMA 17:20 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Armando Broja s'i largohen lëndimet, do të mungojë edhe për disa javë
FOTO · Foto: Armando Broja October 2019 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Armando Broja vazhdon të përballet me probleme fizike, pasi sulmuesi shqiptar do të mungojë edhe për disa javë për shkak të një lëndimi të ri. Mungesa e tij në ndeshjen miqësore që Burnley e zhvilloi ndaj Ajaxit ngriti pikëpyetje, pasi emri i 24-vjeçarit nuk figuronte në listën e lojtarëve dhe nuk kishte pasur raportime paraprake për ndonjë problem fizik.

Sipas Telegrafit, pas humbjes 2-1 në Holandë, trajneri i ri i Burnleyt, Nicky Hayen, sqaroi situatën dhe konfirmoi se Broja nuk ishte lënë jashtë për arsye teknike, por për shkak të një lëndimi. “Broja ka një lëndim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, deklaroi shkurt tekniku belg.

Ky është një tjetër shqetësim për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili vitet e fundit është penalizuar vazhdimisht nga lëndimet, duke mos arritur të gjejë vazhdimësi në fushë. Ndërkohë, emri i Brojës vazhdon të përmendet në merkato, me disa klube të Serie A që raportohet se po e ndjekin situatën e tij.

Broja ka kontratë me Burnleyn deri në verën e vitit 2030, ndërsa nëse largohet gjatë këtij afati kalimtar, një huazim shihet si opsioni më i mundshëm.

Burim: Demokracia, https://demokracia.com/armando-brojes-si-largohen-lendimet-do-te-mungoje-edhe-per-disa-jave/
— Redaksia ZHURMA

Komentet